Ish-ministri i Shëndetësisë del sot para gjykatës, cili do jetë vendimi ndaj tij?
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilri Beqaj do të njihet sot me masën e sigurisë, pasi u arrestua një ditë më parë pas hetimeve të SPAK mbi abuzimet me fondet e Bashkimit Europian.
Ish-ministri i Shëndetësisë u shoqërua një ditë më parë nga ambientet e paraburgimit drejt gjykatës, por seanca u shty për ditën e sotme, me kërkesë të avokatëve mbrojtës që kishin nevojë të njiheshin me aktet e paraqitura nga prokuroria.
Seanca do të mbahet në orën 12:30.
Gjykata do tu komunikojë 6 personave nën hetim masat e sigurimit personal, konkretisht për Beqajn, Ermal Kurtulajn dhe Afred Nikollën, Elton Marinin dhe Gazmend Haxhinë. Për këtë të fundit ende nuk është bërë ekzekutimi i masës pasi ai nuk është gjetur në banesë datën e operacionit dhe figuron të ketë ikur nga Shqipëria.
Në dosje thuhet se këta shtetas kanë ngritur një skemë të përvetësimit të parave nga fondet e huaja përmes Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe kryenin fatura fiktive për mbulimin e aktiviteteve.
Këtë ata e kanë bërë në të paktën 8 raste, flagrant ishte një aktivitet për turizmin që u faturua 125 mijë euro dhe shpenzimet ishin vetëm në shumën e 40 mijë eurove një darkë e mundësuar në restorantin “Gzona”.
Për këtë biznes SPAK ka dyshime se pronar është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pasi ka mundur të zbulojë se ai ka investuar si në blerje pajisjeje ashtu edhe shpenzime qiraje.
Madje ish-ministri akuzohet edhe për fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim të tyre në formularët e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë.
Mbi ish-ministrin qëndrojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, mosdeklarimit të të ardhurave dhe pastrimit të parave.
Lajmet Ish-ministri i Shëndetësisë del sot para gjykatës, cili do jetë vendimi ndaj tij? >> Rahoveci INFO.