Ish-ministri britanik për Evropë e cilëson lëvizje të mençur njohjen e Kosovës nga Kenia

Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka vlerësuar si lëvizje të mençur vendimin e presidentit të Kenias Ëilliam Ruto, për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Derisa në platfromën X ai ka bërë edhe komente për presidentin serb Aleksandër Vuciq duke e quajtur kukull të Putinit.
Më tej MacShane ka siguruar se sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më.
‘‘Një lëvizje e mençur nga Presidenti kenian William Ruto për të njohur Kosovën, në përputhje me të gjitha ekonomitë kryesore demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vucic, bërtet, por Kenia, si Kosova, e di çfarë do të thotë të jesh një koloni, dhe sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më’’, ka shkruar ai./21Media
Smart move by Kenyan President @WilliamsRuto to recognise Kosovo in line with all major democratic economies. Putin puppet Serb strongman Vucic splutters but Kenya like Kosovo knows what’s like to be a colony and Serb rule over Kosovo not coming back @NationAfrica @Petrit
— Denis MacShane (@DenisMacShane) March 29, 2025