​Ish-futbollisti i Ajax arrestohet në Dubai

​Policia e Dubait arrestoi sot futbollistin holandez Quincy Promes, për shkak të një kërkese nga gjyqësori holandez për ekstradimin e tij.

Avokati i Promes, Cem Polat, konfirmoi lajmin e arrestimit, por nuk deshi të bënte komente të mëtejshme, raporton KosovaPress.

Arrestimi u krye në shtëpinë e Promes, pak pas mesnatës së enjtes, dhe ish-lojtari i kombëtares holandeze u transferua në qendrën e paraburgimit në Dubai.

Nëse procedurat e ekstradimit konfirmohen, ish-lojtari i Ajax do të transferohet në Holandë nën mbikëqyrjen e Policisë Ushtarake Mbretërore, ku pritet të vuajë dënimin shtatë vjet burg.

Arrestimi vjen një javë pasi avokati i tij i kërkoi Gjykatës së Apelit të Amsterdamit të rrëzonte urdhër-arrestin, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën.

Promes u dënua fillimisht me një vit e gjysmë burg për plagosjen me thikë të kushëririt të tij, por dënimi i tij u zgjat më vonë me gjashtë vjet të tjera për përfshirjen e tij në trafikun e narkotikëve. Apeli është ende në pritje.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker