Ish e fejuara e Liam Payne, reagon për vdekjen tragjike të këngëtarit
Maya Henry, ish e fejuara e yllit të One Direction, Liam Payne, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes tragjike të këngëtares, e cila ndodhi pak orë më parë.
Modelja 23-vjeçare, e cila kohët e fundit kishte ndërmarrë hapa ligjorë kundër Payne , thuhet se është në tronditje të thellë pas marrjes së lajmit shkatërrues.
Në moshën 31 vjeçare ka vdekur ish- anëtari i One Direction, Liam Payne, transmeton Rahoveci INFO.tv
Siç raportohet Liam Payne vdiq tragjikisht pasi ka rënë nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Buenos Aries të Argjentinës.
31 vjeçari kishte marrrë famë botërore si pjesë e bendit me çuna, One Direction.