Isa Mustafa flet për planin franko-gjerman: Nuk e zgjidh njohjen e Kosovës nga Serbia

Mustafa për planin franko-gjerman: Nuk e zgjidh njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa lidhur me planin franko-gjerman ka thënë se ai nuk e zgjidh njohjen nga Serbia, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, sipas Mustafës, ky plan, ndihmon Kosovën në relacion me integrimet evropiane dhe ato euroatlantike.

“Duket se është një plan i ndërmjetëm, i cili nuk e zgjidh njohjen nga Serbia, por bën progres në konsolidimin e statusit të shtetit të Kosovës në relacion me BE-në dhe në relacione euroatlantike”, tha ish-kryeministri Mustafa.

Tutje ai thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë rastin e të vazhdojë para, se sa të stagnojë e të bëhet kthim prapa, e që siç thotë ai vetëm një veprim i papërgjegjshëm i Qeverisë mund ta qesë çdo gjë nga binarët.

“Do të duhej të shfrytëzohej rasti, sepse më mirë është një hap përpara sesa të stagnohet dhe të kthehemi prapa. Sa i përket kohës, vlen vetëm një veprim i papërgjegjshëm i Qeverisë që ta qesë çdo gjë nga binarët”, tha Mustafa për Zërin.

Plani evropian, ndryshe i njohur edhe si plani franko-gjerman, thuhet t’i rregullojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Kartës së OKB-së, ku njëra ndër pikat është anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare pa u penguar nga Serbia.

Kjo, është cilësuar edhe si aseti më i rëndësishëm që Kosova mund të nxjerrë nga kjo marrëveshje, ku ndonëse nuk përmban njohje de jure nga Serbia, ajo merr njohjen de facto prej saj.

Plani franko-gjerman është cilësuar si “bazë e mirë dhe e shëndosh” për negociata të mëtejme nga krerët e shtetit, ndonëse nuk e zgjidh në mënyrë permanente çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje, sipas Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku plan do të duhej të përfundojë më së largu deri në pranverën e këtij viti, ndonëse afate të këtilla nuk janë pohuar edhe nga pala tjetër negociuse.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!