Ironia e Veliajt: PD-së i ka ngelur vetëm Saliu – është bërë si Big Brother, zihen kë do nxjerrin nga shtëpia sot

Gjatë prezantimit të anëtarëve më të rinj në Njësitë Petrelë, Farkë, Baldushk, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ironizoi kundërshtarët politikë.

Veliaj tha se ata vetëm përjashtojnë njerëz nga partia e tyre dhe tani u ka mbetur vetëm Saliu.

Ai theksoi se PD është bërë si Big Brother.

Po të shikoni për shembull kush ka themeluar PD-në, nga 300 themeluesit ka mbetur vetëm Saliu, 299 të tjerët kanë ikur nga shtëpia. Është si Big Brotheri, kë do nxjerrim nga shtëpia sot. Ndërsa ne jemi si Big Brother-i por në kuptimin tjetër, kush do hyjë në shtëpi sot, për të mos dalë më kurrë dhe për të qenë pjesë e kësaj familjeje të madhe tonën.

Ndaj, është shumë e rëndësishme të mikpresim njerëz, por unë besoj se jo vetëm numrat janë të rëndësishëm. Numrat kanë rëndësinë e tyre, kjo është arsyeja përse iu referova fitoreve tona, sidomos kësaj të fundit që ishte spektakolare në një zonë që s’ka qenë tradicionalisht e majtë, por edhe cilësia, edhe bindjet tona janë të rëndësishme”, vijoi ai.

Lajmet Ironia e Veliajt: PD-së i ka ngelur vetëm Saliu – është bërë si Big Brother, zihen kë do nxjerrin nga shtëpia sot >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>