IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, IPKO po tregon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj shëndetit dhe mirëqenies së komunitetit, duke organizuar një seri aktivitetesh të veçanta nga data 11 deri më 13 tetor në Prishtina Mall. Në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Prishtina Mall, ky event ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin e kancerit dhe të ofrojë mbështetje të vlefshme për pacientët dhe familjet e tyre.
Gjatë këtyre tri ditëve, qytetarët do të kenë mundësinë të marrin këshilla nga një ekip specialistësh, përfshirë onkologë, gjinekologë, radiologë, patologë dhe nutricionistë. Ata do të ndajnë njohuri të rëndësishme mbi faktorët e rrezikut dhe rëndësinë e një jetese të shëndetshme.
Si pjesë e fushatës “Së Bashku Kundër Kancerit,” IPKO po rikonfirmon mbështetjen e saj për pacientët që përballen ose kanë kaluar sfidën e kancerit, duke ndarë histori frymëzuese të guximit dhe qëndresës së tyre. Çdo hap që ndërmarrim për të rritur ndërgjegjësimin mbi shëndetin është një investim në një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë ne," theksoi Afrika Zyferi, Udheheqëse e Komunikimit në IPKO.
Si pjesë e angazhimit të saj për shëndetin e komunitetit, IPKO vazhdon të mbështesë iniciativat që ndihmojnë në luftën kundër kancerit, duke dhuruar një sistem ultrasonografie të avancuar “Versana Essential Advanced Version” nga General Electric Healthcare për Qendrën Kryesore të Mjekësisë
Familjare në Fushë Kosovë. Kjo pajisje do të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit, duke përmirësuar shërbimet mjekësore në këtë komunitet.
IPKO ka vite që kontribuon në sektorin e shëndetësisë, me fokus të veçantë në luftën kundër kancerit. Viti i kaluar u shënua nga një sërë donacionesh nga IPKO-s për Klinikën Hemato- Onkologjike të Pediatrisë dhe Klinikën Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kancerit. Në vitin 2020, IPKO gjithashtu dhuroi një sistem të sofistikuar ultrazëri Klinikës së Onkologjisë, i cili zbulon kancerin në fazat e hershme të tij.
Të gjitha këto kontribute synojnë të mbështesin institucionet në përpjekjet e tyre për të ofruar kujdesin më të mirë për pacientët me kancer dhe familjet e tyre.
Si kompani lider në sektorin e telekomunikacionit në Kosovë, IPKO e tregon qartë angazhimin e saj për një shoqëri më të shëndetshme dhe më të informuar përmes këtyre iniciativave, duke pasqyruar përgjegjësinë sociale të kompanisë dhe përkushtimin ndaj mirëqenies së gjithë komunitetit.