Investigimi i RAI3/ Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Hardhucat e zhapikët kanë kohën e ahengut të fitores në humbje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas transmetimit të pjesës së dytë të reportazhit mbi Shqipërinë nga emisioni investigativ Report në Rai3, por edhe paraqitjes në Kuvend të një kërkese nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të një mocioni me debat përsa i takon lidhjeve të politikës me krimin.

Gjithashtu ka një thirrje nga PD e Rithemeluar për organizimin e një proteste, ditën e enjte, para Kuvendit për largimin e Edi Ramës.

Rama ironizon në ‘X’ të gjitha reagimet, ndërsa shkruan se u mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje!

“Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, shkruan Rama.

Në pjesën e dy të reportazhit mbi Shqipërinë në RAI3, Kryeministri ka dhënë një intervistë të gjatë, që e ka transmetuar të plotë, ku është përgjigjur për çdo akuzë dhe insinuatë që është hedhur në pjesën e parë të reportazhit në televizionin italian.

Lajmet Investigimi i RAI3/ Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Hardhucat e zhapikët kanë kohën e ahengut të fitores në humbje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>