Intervistimi i Haxhiut vazhdon edhe të mërkurën thotë Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka konfirmuar intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Prokuroria ka sqaruar se Haxhiu është ftuar të sqarojë deklaratën e saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës.
Intervistimi i të njëjtës për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdoj edhe nesër.
Lajmet Intervistimi i Haxhiut vazhdon edhe të mërkurën thotë Prokuroria Speciale >> Rahoveci INFO.