​Interi bën hapin e madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve

Interi ka bërë një hap të madh drejt fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Feyenoord Roterdamit, duke e shtrirë ecurinë e tyre si të pamposhtur evropiane kundër kundërshtarëve holandezë në 12 ndeshje.

Golat për kampionët e Italisë u realizuan nga Maruc Thuram dhe Lautaro Martinez duke treguar kështu fuqinë që skuadra e SImone Inxaghit kishte në këtë ballafaqim edhe pse kundërshtari i tyre kishte eliminuar rivalët e Interit, Milanin, në këtë garë.

Ky sukses i garanton Interit frymarrje të lirshme para ndeshjes kthyese që zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Itali, derisa lufta për titullin e kampionit në Serie-A po bëhet gjithnjë e më e nxehtë me Napolin

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker