Inter nis ‘luftën’ për transferimin e Armando Brojës

Duket se Interi nuk është dorëzuar ende për shërbimet e Armando Brojës, me klubin zikaltër që e sheh sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e duhur për sulmin.

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit zikaltër, 22-vjeçari i Kombëtares shqiptare është opsioni numër 1 për sulmin nëse arrijnë largimin e Aleksis Sançezit.

Kiliani nuk ka bërë thuajse asgjë që pas rikthimit të tij në Milano dhe për këtë arsye Interi kërkon që ta largojë me çdo kusht atë nga radhët e skuadrës.

“Inter News” raporton se nëse Sançez largohet, atëherë do të fillojnë tratativat për Brojën në formën e huazimit.

Gjithsesi gjërat duhet të lëvizin shpejtë për Interin, pasi një klub nuk mund të huazojë më shumë se 7 lojtarë në një merkato, teksa Çelsi ka lëvizur tashmë me këtë fushatë.

Nëse nuk arrihet Broja, Interi do të tentojë sulmuesin e Mançester Junajtid, Antoni Marsial.

28-vjeçari francez nuk është më në planet e Ten Hag dhe “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për të, teksa më e avancuar për shërbimet e Marsial duket se është Fenerbahçe.

Lajmet Inter nis ‘luftën’ për transferimin e Armando Brojës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>