Inter i çmendur, fitore me polemika ndaj Veronës, miqtë humbën penallti në minutën e 100-të

Një fitore e çmendur, një sukses 2-1 përballë Verona-s, që i dhuron Inter titullin kampion dimri.

Në “Meazza” tifozët shijuan një sfidë fantastike, emocione të mëdha, mbi të gjitha në shtesë, gola, kartonë, penallti, praktikisht kjo sfidë e kishte të gjitha. Simone Inzaghi rigjen kapitenin Lautaro Martinez, ishte pikërisht “demi” ai që kaloi zikaltërit në avantazh në minutën e 13-të pasi një asisti nga Mkhitaryan.

Me fillimin e pjesës së dytë, Martinez dyfishoi shifrat, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në minutën e 73-të, Verona aktivizoi Thomas Henry, me sulmuesin francez që pas vetëm një minutë lojë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1.

Lëvizja tjetër fituese i shkoi Simone Inzaghi-t i cili në minutën e 83-të hodhi në fushë Frattesi-n. Në shtesë ishte pikërisht mesfushori azzurr i cili pas disa tentative të Interit, ndoqi mirë aksionin duke përfituar nga një top i mbetur në zonë për të dërguar në delir tifozët zikaltër. Nuk ishte e thënë që kjo sfidë të mbyllej këtu pasi në minutën e 99-të Verona fitoi një 11-metërsh.

Henry kishte shansin e artë të kthehej në hero, por goditja e tij u përplas në shtyllën pingule duke bërë që Inter të shijojë këtë fitore të artë që i dërgon në kuotën e 48-të pikëve.

Lajmet Inter i çmendur, fitore me polemika ndaj Veronës, miqtë humbën penallti në minutën e 100-të >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>