Inteligjenca amerikane zbuloi planin e Serbisë për sulmin e dytë ndaj Kosovës

Tri ditë para sulmit në veri të Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një ekspert për cështjet e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë mori një telefonatë shqetësuese nga inteligjenca amerikane.

“The Times” ka publikuar pjesë nga dëshmia e tij, ndërsa tregonte se forcat serbe po akumuloheshin në kufirin me Kosovën, aty ku paqen dhe sigurinë e monitoron prezenca e forcave të NATO që prej luftës në vitin 1999.

Sipas The Times, trie ditë pas këtyre informacioneve serbët e armatosur kryen sulmin në Banjskë.

Shqetësuese në shkimin e The Times është fakti se ka dyshime që Serbia po përgatit një operacion tjetër ushtarak, referuar të dhënave të një zyrtari amerikan të inteligjencës.

Këto shqetësime sipas “The Times” nuk kanë rënë në vesh të shurdhët.

Me qëllim që të zmbrapset Serbia këshilltari i sigurisë së SHBA-ve, Jake Sullivan aprovoi një kërkesë për të deklasifikuar elemente të lëvizjeve ushtarake serbe.

Agjencia e inteligjencës NSC thotë se ka redaktuar detajet sekrete te materialit, për të mos lënë të kuptohet mënyra dhe burimet e inteligjencës.

Informacionet për lëvizjet ushtarake serbe i bëri të ditura më pas në një videokoferencë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë, John Kirby.

Ai tha se në lëvizjet ushtarake përfshiheshin tanke, njësi këmbësorie dhe mjete të mekanizuara.

Teksa vëmendja shtohej, vendet evropiane iu bashkuan Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtuar presionin ndaj Serbisë, madje Britania njoftoi shtimin e trupave të saj në Kosovë.

Disa ditë më vonë u vu re një tërheqje e trupave serbe.

Publikimi lëvizjeve ushtarake serbe në kufi është një mënyrë e re e Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e inteligjencës, në mënyrë të ngjashme me atë të luftës në Ukrainë./TCH

Lajmet Inteligjenca amerikane zbuloi planin e Serbisë për sulmin e dytë ndaj Kosovës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>