Informacionet zyrtare për rastin në Tetovë, ku babai dyshohet se vr’au të birin

SPB-Tetovë ka dhënë informacione zyrtare për ngjarjen tragjike në Tetovë, sipas tyre, 39-vjeçari S.N, i cili jetonte vetëm me babanë e tij, është gjetur pa shenja jetë në banesë. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë gjuetie, ndërsa viktima, kishte plagë në kokë
“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Nga MPB thonë se i ndjeri jetonte vetëm me babanë e tij, ndërsa në kokë kishte plagë nga arma e zjarrit.
“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babanë e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N., është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. /TV21