Incidenti në Ibër- Lepenc, Peci: Ndihmesa nga shtetet e Evropës do t’i preventojë aktet

Ish ambasadori Lulzim Peci në “Click” në Rtv21, ka thënë se ndihmesa për hetimet e sulmit terrorist të Ibër- Lepencit, nga shtetet e Evropës, SHBA-të dhe Britania e Madhe do të ndihmonte në hezitimin e këtyre akteve.
“Ka ekspertë të mjaftueshëm në shtetet të cilat kanë pasur probleme me terrorizëm, besoj që SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca kanë ekspertizë të mjaftueshëm me terrorizëm që kishin mundur të na ndihmojnë me këtë hetim. Gjatë kohës sa i zhvillojnë hetimet këto shtete, ne do të kemi një situatë e cila do t’i preventojë aktet e tjera të llojit të tillë, është shum me rëndësi që ata të vinë sa më shpejtë për hetime, sepse në kohën kur këto shtete i zhvillojnë hetimet do të ketë hezitime për akte të tillë”, tha Peci në “Click” në Rtv21. /21Media
Peci: Grupet e serbëve lokal mund të punojnë për intelengjencën ruse