Ilir Meta përjashton bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi nga Partia e Lirisë: Jo më nepotizëm!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet që me një propozim për ndryshim statutor, të përjashtojë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në nivel qendror dhe lokal.

News24 mëson se konkretisht propozimi do të jetë se dy anëtarë nga një familje nuk duhet të jenë në nivelet drejtuese të partisë.

Ilir Meta ishte i ashpër në fjalën e tij përpara anëtarëve të Kryesisë, ku tha se do të luftojë nepotizimin në partinë që në vitin 2017-te ia la Monika Kryemadhit, për t’u bërë Presidenti i Shqipërisë.

Më tej, Meta solli edhe shembullin e PD-së kur tha se dy drejtues të partisë, nuk sjellin asnjë të mirë për formacionin politik.

Prej disa muajsh në Partinë e Lirisë ka nisur një përplasje e brendshme mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku e kanë pësuar edhe mbështetësit e ish-kryetares së LSI-së në nivele drejtuese.

Zyrtarisht nuk dihet se çfarë e bëri Metën dhe Kryemadhin, të cilët pas 20 vitesh nga ku krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim, tashmë po ndajnë rrugët e tyre politike.

Lajmet Ilir Meta përjashton bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi nga Partia e Lirisë: Jo më nepotizëm! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>