IKD e cilëson të kundërligjshëm këmbimin e pronës publike nga Komuna e Prishtinës

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj vendimit të kundërligjshëm të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës Komunale në Zonën Kadastrale në Çagllavicë me pronat e dy personave fizikë në Zonën Kadastrale Zllatar, të cilit vendim i ka paraprirë propozimi i kryetarit të Komunës së Prishtinës

Sipas IKD-së, ky vendim është nxjerrë pa u zhvilluar asnjë konsultim publik dhe pa u përmbushur kërkesat ligjore.

“Vendimi i nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës korrespondon plotësisht me përmbajtjen e propozim vendimit të Kryetarit të Komunës. Ky vendim është nxjerrë pa u zhvilluar asnjë konsultim publik dhe pa u përmbushur kërkesat ligjore”, thuhet në reagimin e këtij instituti.

Tutje, aty thuhet se pos që nuk pati konsultime publike, vendimi i Kuvendit Komunal i nxjerrë sipas propozimit të Kryetarit të Komunës nuk sqaron se, saktësisht, cili është interesi i Komunës që të jap pronën në Zonën Kadastrale në Çagllavicë për të marrë pronën në Zonën Kadastrale në Zllatar, në të cilën tanimë është ndaluar ndërtimi.

“Sipas Ligjit, Kryetari i Komunës obligohet që paraprakisht të siguroj raport zyrtar të vlerësimit se nuk ekzistojnë prona tjera të komunës të përshtatshme për këtë qëllimin që synohet të arrihet. Ky raport, apo të paktën sqarime për të, nuk janë pjesë e vendimit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal “, shkrun mes tjerash IKD.

Ajo ka përmendur faktin se sipas raportimit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e validoi këtë vendim.

Duke pasur parasysh këto shkelje ligjore, kjo Ministri do duhej të mbronte ligjshmërinë e vendimeve të kësaj natyre, duke vepruar në kuadër të kompetencave që ka sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe mos të validonte vendime të cilat janë në kundërshtim me Ligjin.

Validimi i vendimeve të kundërligjshme të Komunës së Prishtinës nga kjo Ministri paraqet mos zbatim adekuat të kompetencave të kësaj Ministrie dhe cenim të interesit publik.

IKD i bën thirrje kryetarit dhe Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës që të ndalin praktikat e kundërligjshme të këmbimit të pronave pa zhvilluar konsultime publike dhe pa respektuar dispozitat ligjore.

Në anën tjetër, Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi njofton se është duke shqyrtuar të gjitha rrugët ligjore për atakimin e këtij vendimi në Gjykatë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

Lajmet IKD e cilëson të kundërligjshëm këmbimin e pronës publike nga Komuna e Prishtinës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>