Igli Hasani nis vizitën në Kosovë nga kulla e heronjve “Gërvalla”: Dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë.

Kryediplomati shqiptar është ndalur fillimisht në fshatin Dubovik të Deçanit ku ka qëndruar në kullën e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

Hasani shoqërohej nga homologia e Kosovës dhe pasardhësja e Gërvallajve, Donika Gërvalla.

Ministri i Jashtëm shkruan në rrjetet sociale se heronjtë Gërvalla, të ekzekutuar me porosi nga Beogradi, dhanë jetën për Kosovën e pavarur.

I nderuar që vizitën në Kosovë ta nis nga Duboviku i Deçanit, në kullën e heronjve “Gërvalla”, pak ditë nga 42 vjetori i vrasjes në një atentat nga kriminelët jugosllavë, i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët dhanë jetën në emër të lirisë së Kosovës”, shkruan Hasani.

Lajmet Igli Hasani nis vizitën në Kosovë nga kulla e heronjve “Gërvalla”: Dhanë jetën për lirinë e Kosovës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>