Idel rrena në shesh Vuçiqit, ambasadorët tanë thellojnë bashkëpunimet me shtetet që ai tha se e çnjohën Kosovën

Vuçiqit i del rrena në shesh, ambasadorët tanë thellojnë bashkëpunimet me shtetet që ai tha se e çnjohën Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para pak ditësh ka deklaruar se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, e që sipas tij në mesin e tyre janë Somalia dhe Libia.

Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, sot ka publikuar një fotografi në Twitter ku shihet bashkë me ambasadoren e Libisë, Amel Jerary, me të cilën tha se ranë dakord për nevojën e thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Libi.

Po ashtu, edhe ambasada e Kosovës në Turqi, gjatë ditës së djeshme ka publikuar një fotografi të ambasadorit Agon Vrenezi me ambasadorin e Somalisë, Jama A Mohamed, duke theksuar të dy përfaqësues shtetesh diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shkëmbyen mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Këto imazhe si duket erdhën si kundërpërgjigje ndaj Vuçiqit, dhe për të konfirmuar se propagandës serbe nuk po i ecën plani mirë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!