I takon besimit të krishterë / Pal Lekaj tregon pse i agjëron tri ditë Ramazan

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, tha se agjëron ditë të caktuara në Ramazan për t’u solidarizuar me myslimanët, ani pse i takon besimit të krishterë.

Ai në një intervistë tregon pse i agjëron tre ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Pse agjëroj ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit, dua të tregoj që jemi një komb, një gjuhë, një flamur dhe kemi tri besime, respektojmë besimet e njëri-tjetrit, solidarizohemi dhe nuk na dallon asgjë”, tha Lekaj.

“Nuk e bëj këtë për politikë, por e bëj me ndjenjat më të mira për njerëzit myslimanë”, tha ai.

“Ditën e parë, është nata e madhe e Kadrit dhe ditën e fundit të Ramazanit”, tha Lekaj se i agjëron.

“Ndihem shumë lehtë, mirë, tentoj të mos gaboj diçka kur agjëroj”, tha Lekaj.

Lajmet I takon besimit të krishterë / Pal Lekaj tregon pse i agjëron tri ditë Ramazan >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>