I shumëkërkuar në Shqipëri, Turqia nxjerr nga burgu Ibrahim Licin

Autori i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës, Ibrahim Lici, ka fituar lirinë në Turqi. I arrestuar rreth 1 muaj e gjysmë më parë, një gjykatë në shtetin turk mësohet se ka dhënë vendim lirimi për shkodranin.

Dokumentacionet e nisura drejt Turqisë përmes letërporosive nga Ministria e

Drejtësisë nuk kanë bindur autoritetet gjyqësore për të hapur dritën jeshile të ekstradimit në Tiranë.

Ibrahim Lici u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj turke.

Pavarësisht 2 veprave penale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, ai sërish është lënë i lirë dhe Shqipëria shkon në pikën zero për kërkimin e tij.

Lajmet I shumëkërkuar në Shqipëri, Turqia nxjerr nga burgu Ibrahim Licin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>