I publikoi foto intime 27-vjeçares që u hodh nga tarraca, arrestohet 39-vjeçari

Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, ku një vajzë e re u vetëhodh nga kati i katërt dhe gjeti vdekjen.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili akuzohet se i ka nxjerrë një foto intime 27-vjeçares duke i shkaktuar asaj traumë psikologjike.

Bëhet fjalë për shtetasin Altin Çoku.

Detajet i jep Policia e Tiranës: Publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: – A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajmet I publikoi foto intime 27-vjeçares që u hodh nga tarraca, arrestohet 39-vjeçari >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>