I pari i Prishtinës: Qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e Termokosit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e Termokosit.

Ai njofton se 85% e konsumatorëve kanë pasur përmirësim të dukshëm të ofrimit të shërbimeve të ngrohtores së qytetit.

“92% e konsumatorëve të anketuar kanë pohuar se janë të kënaqur me shërbimet teknike të Ngrohtores, si dhe afro 70% e tyre pranojnë se janë të informuar mirë dhe me kohë për çdo intervenim teknik të Ngrohtores”, shkruan Rama.

Rama theksoi “ndërmarrjet tona gjithmonë në shërbim të qytetarëve”.

Postimi i plotë:

Ndërmarrjet tona gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Një anketim i kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, në lidhje me shërbimet e Ngrohtores Termokos, nxjerr në pah se 85% e konsumatorëve kanë pasur përmirësim të dukshëm të ofrimit të shërbimeve të ngrohtores së qytetit.

92% e konsumatorëve të anketuar kanë pohuar se janë të kënaqur me shërbimet teknike të Ngrohtores, si dhe afro 70% e tyre pranojnë se janë të informuar mirë dhe me kohë për çdo intervenim teknik të Ngrohtores.

Lajmet I pari i Prishtinës: Qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e Termokosit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>