I moshuari në Mitrovicë tenton t’i japë fund jetës së tij në mënyrë të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Mitrovicë, ku një person i moshuar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Mitrovicë, kanë bërë me dije se 70-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë për shkak të plagës që kishte në fyt e cila dyshohet se i ishte shkaktuar nga arma e zjarrit.

 

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, John Bolton zbulon takimin me Tony Blair: Ja çfarë më tha

Pas dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor, i moshuari është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Sipas burimeve, tani gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe ai momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes në rrugën ‘Sami Gashi’, ku kanë gjetur dhe sekuestruar armën që dyshohet se u përdor në rast, bashkë me një karikator dhe fishekë. Po ashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe gëzhoja që dyshohet të jetë e armës me të cilën i moshuari kreu veprën.

Nuk dihen motivet që e shtynë viktimën të bëjë këtë veprim, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Lajmet I moshuari në Mitrovicë tenton t’i japë fund jetës së tij në mënyrë të rëndë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!