I mituri plagos aksidentalisht vëllain e vogël me pushkë gjuetie

Një i mitur dyshohet se ka plagosur aksidentalisht vëllain e tij të vogël në Suharekë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime te rënda dhe pas trajtimit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

“Viktima mashkull kosovar-fëmijë ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari kosovar (i mitur)-vëllai i viktimës, duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker