I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në burg ish-Drejtorin e ARRSH, Evis Berberi

GJKKO ka lënë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe dy biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.

Pas përfundimit të seancës, për mediat është ndalur të flasë avokati i Berberit, Gentian Romano i cili ndër të tjera tha se klienti i tij nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender.

Gjatë kësaj kohe keni përcjellë në mënyrë të vazhdueshme marrëdhënien juridiko civile tregtare mes palëve në proces, e cila më pas nga SPAK është përcaktuar si çështje penale. Ne ishim kundër akuzave, janë akuza, të cilat kërkojnë të shtrëngojnë gjykatën në dhënien e masës së sigurimit arrest me burg.

Absolutisht nuk është përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender nga ana e Evis Berberit. Ju nuk e keni lexuar dosjen hetimore, sepse nuk jeni në dijeni fare.

Këto vlera janë terësisht të pavërteta, abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Do sqarohen në ditët në vijim me analiza ekonomike të mirëfillta. Do e ankimojmë vendimin”, deklaroi avokati i Berberit.

Kreu i ARRSH-së u vendos në pranga mbrëmjen e së mërkurës (13 Mars) disa orë pasi doli nga zyra, me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Ndërkohë disa ditë më parë agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan 4 mln lekë të reja, një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente.

Lajmet I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në burg ish-Drejtorin e ARRSH, Evis Berberi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>