I dhunuan serbët se po flisnin shqip/ Reagon ambasada shqiptare në Mal të Zi: Morëm në mbrojtje 3 të rinjtë

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi ka reaguar pasi tre të rinj nga Shqipëria u dhunuan barbarisht atje. Ata janë goditur me sende të forta nga 8 shtetas serbë nga Bosnje Hercegovina.

Tre shqiptarët e dhunuar shprehen se janë goditur nga turma serbe pasi i kanë dëgjuar duke folur shqip. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.

Ambasada shqiptare në Podgoricë thekson se po ndjek nga afër ngjarjen.

“Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.

Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve.

Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze, thuhet në njoftim.

Lajmet I dhunuan serbët se po flisnin shqip/ Reagon ambasada shqiptare në Mal të Zi: Morëm në mbrojtje 3 të rinjtë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>