I dënuar me 2 vite burg për blerje votash/ KQZ i heq mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin sot për t’i ndërprerë mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se predispozitat ligjore parashikojnë heqjen e mandatit për Belerin, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash.

Beleri u arrestua në flagrancë mesnatën e 12 majit 2023, me akuzën e korrupsionit zgjedhor. Dy ditë më pas ishin zgjedhjet dhe Beleri, kandidat i opozitës, arriti të fitojë nga qelia me 18 vota më shumë se Gjergji Goro i PS.

GJKKO e dënoi atë me 2 vite burg, dënim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm.

Sot KQZ i ndërpreu atij përfundimisht mandatin, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në Himarë.

Lajmet I dënuar me 2 vite burg për blerje votash/ KQZ i heq mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>