“I bërtita pse më përdhunove fëmijën dhe buzëqeshi”/ Zbardhet dëshmia në gjykatë e Fatmir Talellarit që vrau kunatin

“I bërtita pse më përdhunove fëmijën dhe buzëqeshi. E futa në shtëpinë time, e ndihmova ekonomisht dhe më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”.

Me këto fjalë i është drejtuar dje gjykatës greke 50-vjeçari shqiptar Fatmir Talellari i cili akuzohet se vrau kunatin e tij Erjon Pelivani pasi i kishte përdhunuar vajzën e mitur për 9 vite.

Gjykata greke e liroi përkohësisht nga qelia 50-vjeçarin duke i caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie, një vendim ky që gëzoi 3 vajzat e tij nga martesa e parë të cilat shpërthyen në lotë në sallë.

Fatmir Talellari kishte zbuluar se kunati, vëllai i bashkëshortes së dytë me të cilën ka një fëmijë, për 9 vite kishte abuzuar seksualisht me njërën nga vajzat e tij të mitura, që sot është 18 vjeçe. Gjithçka u zbulua nga mungesa e parave, pasi pronarja e banesës ku vajza qëndronte për të studiuar e kishte telefonuar duke i thënë se e bija nuk i kishte dhënë qiranë, edhe pse ai ja kishte kaluar paratë.

Fatmir Talellari i shoqëruar nga efektivë të policisë greke, duke u dërguar në gjykatë një ditë më parë

Fatmir Talellari takoi menjëherë të bijën dhe ajo i tregoi se ishte abuzuar seksualisht për 9 vite nga 33-vjeçari Erjon Sulovari. Ky i kërkonte para duke e shantazhuar se do t’i publikonte foto dhe video nudo të saj që ia kishte bërë ndër vite.

Pasi mësoi këtë, 50-vjeçari mori me vete pushkën që e ka me leje dhe u nis të takonte kunatin. Ai nuk e lajmëroi vetë, por i tha bashkëshortes që të telefononte vëllain të shkonte ta ndihmonte se i ishte çarë goma e makinës në hyrje të qytetit Volos.

Sipas mediave greke, aty ai e pyeti “përse më ke përdhunuar vajzën”? Në dëshminë e tij, Talellari tregoi se 33-vjeçari qeshi dhe tentoi ta sulmonte dhe t’i rrëmbente armën. Për t’u mbrojtur, Talellari e goditi në fytyrë me qytën e armës kunatin duke e rrëzuar përtokë.

33-vjeçari u ngrit dhe e sulmoi sërish në përpjekje për t’i marrë pushkën. Mes tyre pati përleshje dhe në përplasje e sipër arma u shkrep duke lënë të vdekur 33-vjeçarin Erjon Sulovarin.

Më pas, autori njoftoi vetë policinë për krimin që kishte ndodhur dhe lajmëroi bashkëshorten e tij se i kishte vrarë vëllain.

Dje, gjykata greke e liroi përkohësisht nga qelia, ndërsa pritet një vendim i këshillit gjyqësor ditët në vijim se si do të procedohet.

Lajmet “I bërtita pse më përdhunove fëmijën dhe buzëqeshi”/ Zbardhet dëshmia në gjykatë e Fatmir Talellarit që vrau kunatin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>