I arratisuri Faton Hajrizi “sfidon” ministrin Sveçla nga TikTok-u

I arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, është lajmëruar sërish përmes një videoje në rrjetin social TikTok, ku i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla kishte deklaruar se kapja e Hajrizit është çështje orësh apo ditës, por Hajrizi e sfidoi Sveçlën duke thënë se “nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, dhe se të vetmit që mund ta kapnin atë, janë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai i drejtohet ministrit Sveçla me fjalët: “E pyes Sveçlën, i them se kur ke qenë i vogël a ke punuar në furrë a çka është puna se i ke disa orë të furraxhisë. Nuk mund të më kapësh ti mua. Kurrë s’mund të më kapësh o ministër i punëve të kota”.

Në vazhdim, Hajrizi ka shtuar: “Ata të cilët më kishin kapur dhe me marrëveshje, janë në Hagë atje që ua kisha dëgjuar hatrin, jo lepurushët e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”.

Hajrizi ka vazhduar me deklarata ndaj ministrit Sveçla, “Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me më dalë hiç”, teksa u mor edhe me mbiemrin e tij duke i thënë “çfarë mbiemri falë e ki, mbiemër koti”.

“Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me më dalë hiç, por i shti ata burra, Njësi Speciale, ua the kokën e në fund ti rri në kollare, se ti vet edhe 100 herë me u klonu ti s’mund të më kapësh mua, se s’guxon të më afrohesh ti mua”, ka thënë tutje ai.

Ai këto deklarata i ka bërë teksa ka hyrë live në platformën TikTok, ku ka rrëfyer edhe një herë për vrasjen e ushtarit rus në vitin 2000.

Ndryshe, për të nëntën herë, i burgosuri Faton Hajrizi, ka arritur të arratiset nga burgu, i njëjti tashmë është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

Hajrizi në moshën 15 vjeçare, në vitin 2000 kishte vrarë një ushtar rus, sipas tij, vrasjen e ka kryer pasi ushtari rus kishte sharë popullin shqiptar, transmeton Telegrafi.

Lidhur me largimin e tij, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë disa sqarime, duke treguar se ai ishe larguar edhe disa herë nga institucionet korrektuese.

Në komunikatë theksohet se i dënuari F.H deri më tani ka mbajtur 17 vite e 5 muaj të dënimit, ndërsa kishte mbetje të dënimit prej 7 vite e 6 muaj.

Lajmet I arratisuri Faton Hajrizi “sfidon” ministrin Sveçla nga TikTok-u >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>