Hyseni: Nuk shkojmë në takime konsultative dhe nuk e votojmë Albulena Haxhiun

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, tha se në mungesë të numrave deputetët e LVV-së po përdorin gjuhë arrogante. Në një intervistë për rtv21 deputeti Hyseni tha se Albulena Haxhiu nuk ka treguar asnjë rezultat si ministre e drejtësisë.
‘’Ajo që bien ë sy dhe që vërtetë lë shije të keqë politike pa asnjë koncept është se mungesa e numrave partinë fituese LVV-në e bënë arrogante. I keni parë edhe deklaratat e tyre pas seancës së dështuar për fajin e tyre se fajet i ka opozita, unë po flas për LDK-në nuk ka asnjë faj sepse gjuha e përdorur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve e ka minuar cdo mundësi bashkëpunimi. Kur vijmë tek kryeparlamentari, normalisht se Albulena Haxhiu nuk ka treguar asnjë rezultat si ministre e Drejtësisë përkundër mundësive. Në vend se të bëjë reforma në drejtësi, Albulen Haxhiu, të vetmen gjë që ka ditë më bë ka qenë sulmi ndaj drejtësisë. LDK nuk e ka ndryshu qëndrimin, pra nuk shkon në takime konsultative dhe nuk do ta votojmë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare”., thja Hyseni. /RTV21/21Media