Hyseni: LVV nuk bënë kompromise për postin e kryeministrit

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Driton Hyseni, i është përgjigjur kritikave të partive opozitare të cilat kanë thënë se  LVV-ja qëllimisht po e zvarritë krijimin e institucioneve në mungesë të numrit të votave. Duke mohuar kritikat, deputeti Hyseni tha për rtv21, se  LVV-ja ka shfrytëzuar mekanizmat ligjor për të qartësuar çdo parregullsi që ka mund të nodh gjatë procesit zgjedhor. Sipas tij, pas certifikimit të rezultateve do të fillojnë negociatat për formonin e Qeverisë. Por, ka përjashtuar cdo mundësi  të bashkëpunimit pa postin e kryeministrit.

‘’Jo, nuk shoh ndonjë mundësi që partia fituese të heq dorë nga posti i kryeministrit dhe atë të ja jap dikujtë që mund të ketë marrë ndoshta as gjysmën  e votave që ka marrë partia fituese. Unë mendoj se kjo e lëndon demokracinë dhe të gjitha proceset që mund të derivojnë nga  angazhimet tona politike institucionale’’, tha Hyseni për RTV21

Deputeti Hyseni shprehet i bindur se LVV-ja do ta krijojë Qeverinë e re. Sipas tij, përveç  deputetëve të partive minoritare jo serbe mund të ketë edhe deputetë të partive të tjera shqiptare që do të votojnë për Qeverinë Kurti

“Jemi në drejtimin e duhur që ta kemi Qeverinë Kurti 3 të konstituuar sa më shpejtë që të jetë e mundshme pas marrjes fund të sagës së gjatë të zgjedhjeve. Ju e keni parë që ka pasur njëfarë vet ofrimi të deputetëve të NISMA ku kryetari i tyre u deklarua në televizion se unë do të jem i hapur për bashkëpunim me kryeministër i cili do të punojë në  interes ë vendit tim. Pa e anashkaluar edhe pjesën tjetër të deputetëve të partive të tjera të cilat mund të jenë racional në këtë pikë që ta mbështesin një projekt i cili Kosovës i siguron një qëndrueshmëri stabile”, tha ai../21Media

 

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker