Hyseni: Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Deputeti VV-së, Driton Hyseni, ka thënë se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka vendosur që të ngrisë statusin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble.

“Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, sot vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble.”

Ai ka thënë se “ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO”.

Hyseni ka bërë të ditur se ky vendim do të formalizohet me votim më 27 maj në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë.

“Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 Maj në Sofje”, tha ai.

Postimi i plotë:

Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po zhvillon punimet në Estoni, sot vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble. Ky është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësim të plotë të Kosovës në NATO.

Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 Maj në Sofje. 

Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s ne do të kemi zgjerim të delegacionit, përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe do të kemi të drejtë në adresimin e amandamenteve dhe komenteve për secilin proces e dokument i cili trajtohet nga Asambleja, të cilat më herët është dashur të bëhen përmes delegacioneve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë.

Si Kryesues i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, falënderoj të gjithë anëtarët e komisionit drejtues të asamblesë për vendimin e marrë sot në favor të Kosovës.

E një falënderim të veçantë i dedikova sot përmes komunikimit që kisha me telefon presidentit të Asamblesë z. Michal Szczerba, të cilit po ashtu i shpreha pozicionin e palëkundur të Kosovës në avancimin e vlerave tona të përbashkëta.

Driton Hyseni

Kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së

Lajmet Hyseni: Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>