Hysaj thyen heshtjen: Ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptar për gabimin. Ishte reagim instiktiv!

Fajtori i golit të dytë të Italisë në ndeshjen kundër Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka qenë qendra e vëmendjes së memeve me veprimet e tij qesharake gjatë ndeshjeve të fundit të kuqezinjve, që na kanë kushtuar shumë.

Jo vetëm shqiptarët, por tani atë kanë filluar ta kritikojë e gjithë Europa, për rastin e fundit, në golin e Barales, ku shkodrani uli kokën duke lejuar topin të depërtojë dhe të shkojë në rrjetë.

Për këtë arsye Hysaj ka reaguar me anë të një story në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, ku i ka kërkuar falje të gjithve për veprimin.

“Ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptar për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rreme i trajektores”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Pas ndeshjes me Italine dhe evenimenteve te fundit, ndjej ti kerkoj ndjese te gjith tifozave shqiptar per gabimin teknik dhe instiktiv qe shkaktoi golin e dyte qe pesuam. Eshte e tepert te specifikoj qe ishte pikerisht gabim loje dhe vleresim i rreme i trajektores! Kush me njeh e din mire qe do jepja cdo force qe kam e do beja cdo sakrifice per kete bluze, sic kam bere gjithmone. Me vjen keq per strumentalizimin pa vend nga shume persona te gabimit pertej vleresimit teknik.

Nga ana tjeter falenderoj perzemersisht te gjith tifozat e panumert qe me kan derguar mesazhe konfortimi ne forma te ndryshme. I pranoj me vetedije kritikat dhe keqardhjen e tifozave ane e mbare te cilet pa perjashtim i mbaj ne zemer. Tashi te koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqiperi gjithmone.

Lajmet Hysaj thyen heshtjen: Ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptar për gabimin. Ishte reagim instiktiv! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>