Hungaria propozon nominimin e Erdogan për Çmimin Nobel të Paqes

Hungaria propozon të emërojë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tij ndërmjetësuese për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, tha ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto gjatë një konference për shtyp pas një takimi me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu të martën në Budapest.
“Turqia është i vetmi komb deri më tani që ka ndërmjetësuar me sukses në negociatat” për zgjidhjen e situatës në Ukrainë,” theksoi ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto.
Falë përpjekjeve të presidentit Erdogan dhe ministrit Cavusoglu, “marrëveshja e grurit u arrit”, vuri në dukje ministri i Jashtëm hungarez. Në këtë drejtim, ai deklaroi se Hungaria miraton iniciativën për nominimin e liderit turk për çmimin Nobel për Paqe.
Szijjarto shpjegoi se iniciativa i përket Attila Tilki, një anëtar i Parlamentit Evropian nga partia qeverisëse Fidesz – Unioni Qytetar Hungarez, i cili gjithashtu shërben si anëtar i Këshillit të Pleqve të Organizatës së Shteteve Turke. Ministri i Jashtëm hungarez i bëri thirrje Turqisë që të vazhdojë përpjekjet e saj ndërmjetësuese për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.