Humbi vulën e PD/ Basha flet pas mbledhjes maratonë me strukturat e tij: Rama po bashkëpunon me Berishën

Lulzim Basha, pas mbajtjes së mbledhjes me Kryesinë e PD-së, në një deklaratë për mediat, ka folur për humbjen e vulës të Partisë Demokratike.

Basha akuzoi se ka një bashkëpunim mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Sipas tij, sot ka triumfuar një koalicion antivlerash, që mban peng tranzicionin e tejzgjatur shqiptar. Basha më tej tha se është i vetmi kundërshtar serioz i kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha: Ne duam një Shqipëri europiane. Ne na lidh bindja me shqiptarët se ata meritojnë fundin e ciklit të dhimbshëm të tranzicionit. Me këtë vetëdije do ta vazhdojmë bashkëbisedimin me shqiptarët dhe demokratët. Ajo që kemi vendosur është që mos lëmë askënd pa marrë me vete në këtë vendimmarrje. Kjo betejë nuk ka qenë kurrë për vulë e për karrige. Ne do të gjejmë rrugën më të mirë. Duket qartë se është përvijuar koalicion antivlerash në horizont dhe ka alibi për të mbajtur Ramën në pushtet.

Kjo qeveri ka zvogëluar hapësirat për debat publik. PD dhe demokratët do të largojnë këtë qeveri, nëse vendimet i shërbejnë kësaj, do të ecim përpara. Nuk mund të mbajmë në këmbë pazare të vjetra. Ne luftojmë për interesat e njerëzve dhe jo personale. Nëse do të dish sesi ndihem, unë ndihem demokrat dhe ne kemi përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që këtë betejë e bëjnë për idealet demokratike. Rama kundërshtar serioz të tij ka pasur vetëm Bashën.

Lajmet Humbi vulën e PD/ Basha flet pas mbledhjes maratonë me strukturat e tij: Rama po bashkëpunon me Berishën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>