Humbi jetën në aksidentin hekurudhor, një rrugë në Greqi merr emrin e shqiptares Klaudia Lata

Një rrugë në zonën e Nea Smirni në Larisa të Greqisë është propozuar që të mbajë emrin e shqiptares Klaudia Lata, vajza 20-vjeçare që humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Greqi më 27 Shkurt 2023.

Propozimi është bërë për riemërimin e rrugës “Solona” dhe të marrë emrin “Rruga Lata”.

Rruga në Larisa që do të marrë emrin “Rruga Lata”

20-vjeçarja banonte në Larisa të Greqisë Greqi dhe ishte studente ekselente në Fakultetin e Mjekësisë.

Tashmë propozimi i bërë me vota unanime nga Komisioni për Emërtimin e Rrugëve do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak të Larisas që pritet të mblidhet ditën e sotme.

Klaudia Lata kishte lindur dhe ishte rritur në Larisa nga prindër shqiptarë.

Lajmet Humbi jetën në aksidentin hekurudhor, një rrugë në Greqi merr emrin e shqiptares Klaudia Lata >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>