Humb jetën fëmija dy vjeç në një aksident në Shqipëri

Një fëmijë ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin e Fushë-Kuqes në Kurbin të Shqipërisë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete me drejtues E.T. dhe A.R.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija që ka humbur jetën është i moshës 2-vjeçare. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri nga shoferët me iniciale A.R. dhe pasagjerja I.R.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve./Tv Klan

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!