Hoxhaj: Qeveria Kurti duhet ta prekë fundin e mjerimit politik për ta kuptuar të vërtetën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, teksa ka thënë se kjo qeveri duhet ta prekë fundin e mjerimit politik për ta kuptuar të vërtetën.

Ai akuzon Qeverinë se ka izoluar, sanksionuar dhe degraduar vendin, ndërsa shton se ndryshimi duhet të ndodh më 9 shkurt 2025.

”Qeveria Kurti duhet ta prekë fundin e mjerimit politik për ta kuptuar të vërtetën. Kjo është treguar rregullisht gjatë katër viteve të fundit, por, gjatë kësaj jave u tregua prapë me dy ngjarje! E para, ka të bëjë me vizitën e djeshme të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, së cilës Kryeministri ia kërkoi heqjen e sanksioneve ndëshkuese të BE-se dhe gjithashtu i kërkoi që Kosova të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian! Von der Leyen nuk u përgjigj fare mbi këto kërkesa, duke bërë të qartë që sanksionet mbesin në fuqi, por edhe që Kosova nuk e merr statusin e kandidatit, për të cilën aplikoi para dy vitesh, por askush nuk e shqyrtoi! Ngjarja e dytë ka të bëjë me dokumentin strategjik të BE-së të quajtur “Agjenda e Reformave” dhe që u bë publik këtë javë! Kur e lexon këtë dokument udhëzues të Komisionit Evropian për zgjerim drejt Ballkanit, ajo që bie në sy është që fjala “anëtarësim” është fshirë në pjesët kyçe të tekstit në rastin e Kosovës, përderisa përmendet në mënyrë të qartë në rastin e të gjitha vendeve të tjera të rajonit! Përderisa për vendet tjera të Ballkanit, “Agjenda e Reformave” duhet të “forcojë aftësinë e vendit për të marrë obligime që burojnë nga anëtarësimi në BE”, për Kosovën, edhe këtu Komisioni Evropian nuk ka kurrëfar pritje”, ka shkruar Hoxhaj./21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker