Hoxhaj: Kosova në izolim, Qeveria po merret me përralla të brendshme ditore

Deputeti i PDK-së, njëherësh ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë për mos efikasitet në politikën e jashtme për t’i bindur vendet e BE-së që t’i heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Deputeti Hoxhaj kritikoi edhe BE-në për mos sanksionimin e Serbisë e cila kreu sulme terroriste në veri të vendit.

‘’Është e padrejtë qasja e BE-së i cili në këto dy vitet e fundit, por edhe më herët nuk e ka ndëshkuar Serbinë. Ajo se cfarë ka ndodhur në Bansjkë dhe ajo se cfarë ka ndodhur në Varragë me sulmin mbi kanalin e Ibër Lepencin para dy javësh do të duhej të përcillet me politikën e ndëshkimit. Por, ne kemi një Qeveri dhe përfaqësues të popullit të cilët nuk po arrijnë që ta bindin askënk në Bruksel dhe në shtetet anëtare të BE -së dhe kjo tregon se sa  e dëmshme është udhëheqja aktuale e Kosovës e cila nuk është adresë politike e përfaqësimit tonë në Europë. E cila nuk ka besim dhe kredibilitet që ta bindë ndonjë shtet anëtar dhe kemi mbet vendi i izoluar, i sanksionuar dhe pa mbështetje të askujt”, tha Hoxhaj për RTV21.

Deputeti i PDK-së, Hoxhaj, tha se kryeministri Albin Kurti ka pranuar asociacion me autonomi territoriale.

‘’Faktori ndërkombëtar i qëndron besnik asaj se cfarë i ka qëndruar besnik Albin Kurti si kryeministër. Ky e ka pranuar Asociacionin, e ka pranuar marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit. Këto janë mjerisht kushtet që do të jenë në tavolinën e Kosovës sot dhe në të ardhmen. Dëmin më të madh që ja ka bërë kjo Qeveri Kosovës është që ka pranuar një autonomi të plotë politike, territoriale, fetare dhe unë besoj se Qeverisë së ardhshme i takon se si ta gjejë një metodë të re se si të dilogon me Brukselin dhe se si ta izolojmë Serbinë”, tha Hoxhaj.

Po ashtu, Hoxhaj tha se për shkak të politikave të Qeverisë  Kosova nuk e ka mbështetjen e duhur nga SHBA-ja dhe BE-ja.

‘’Ne gjatë këtyre katër viteve të fundit nuk kemi pasur fare politikë të jashtme. Politika e jashtme ndodh aty ku duhet të ndodh jashtë vendit dhe ne nuk kemi pasur përfaqësues kredibil që ta bindin dikën, as politikë të jashtme me qëllime të matshme, asnjë ide të qartë se cilat janë pritjet që duhet t’i ketë Kosova. Prandaj në këto katër vitet e fundit në vend që ta avancojmë pozitën e Kosovës në raport me BE-në, jemi nën seksione dhe të izoluar. Në vend që të përfitojmë nga partneriteti me SHBA-të, SHBA-të e kanë kthyer kokën anash ndaj Kosovës, në vend që të kemi njohje dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare ne jemi marrë me përralla të brendshme ditore. Prandaj është koha e fundit që Kosova të kthehet në binar dhe unë besoj se 9 shkurti është dita kur vendi fillon të rikthehet në binar”, tha Hoxhaj./21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker