Hoxhaj i përmend tri shqetësime që kanë të bëjnë me Kosovën dhe rajonin

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në konferencën e organizuar Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, me mbështetje të organizatës Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë, në të cilën foli për diplomacinë e mbrojtjes, me fokus mbi sfidat e sigurisë rajonale në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka ndarë një pjesë të mendimit të tij lidhur me këto çështje që i dha në konferencë.

“Sot kemi hyrë përfundimisht në një kohë kur mendimet tona formësohen nga lufta, paqja dhe siguria si asnjëherë më parë! Nëse lufta në Ukrainë para dy vitesh dhe lufta në Gaza vitin e kaluar, ndikuan mbi përceptimin tonë, këtë vit ndonjë agresion rus ndaj Moldavisë edhe më shumë do ta mbajë gjallë temën e luftës në mendjen tonë! Kërcënimet në Evropën Lindore mund të barten shpesh në Ballkan, por kërcënimet e sigurisë së Kosovës e kanë burimin në Serbi, me mbështetje gjeopolitike të Rusisë! “, ka shkruar Hoxhaj.

“Këtu dua t’i përmendi tri shqetësime që kanë të bëjnë me Kosovën dhe vet rajonin! Së pari, dhuna në veri, akti i agresionit në Banjskë dhe situata e tanishme tregojnë që Serbia ka për qëllim të shndrrojë komunat në veri të Kosovës në pikën më nervlagjike, më të tensionuar të sigurisë në Evropë, jashtë Ukrainës!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Postimi i tij i plotë:

Në Konferencën për lidhjen e Ballkanit Perëndimor, diplomacinë parlamentare, për sigurinë rajonale dhe integrimin Euro-Atlantik, të organizuar nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, me mbështetje të organizatës Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office (FES), fola për diplomacinë e mbrojtjes, me fokus mbi sfidat e sigurisë rajonale në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes. Kjo është një pjesë e mendimit tim për këto çështje që e dhash në konferencë:

Sot kemi hyrë përfundimisht në një kohë kur mendimet tona formësohen nga lufta, paqja dhe siguria si asnjëherë më parë! Nëse lufta në Ukrainë para dy vitesh dhe lufta në Gaza vitin e kaluar, ndikuan mbi përceptimin tonë, këtë vit ndonjë agresion rus ndaj Moldavisë edhe më shumë do ta mbajë gjallë temën e luftës në mendjen tonë! Kërcënimet në Evropën Lindore mund të barten shpesh në Ballkan, por kërcënimet e sigurisë së Kosovës e kanë burimin në Serbi, me mbështetje gjeopolitike të Rusisë!

Këtu dua t’i përmendi tri shqetësime që kanë të bëjnë me Kosovën dhe vet rajonin! Së pari, dhuna në veri, akti i agresionit në Banjskë dhe situata e tanishme tregojnë që Serbia ka për qëllim të shndrrojë komunat në veri të Kosovës në pikën më nervlagjike, më të tensionuar të sigurisë në Evropë, jashtë Ukrainës!

Prandaj e shoh kyçe në veri të vendit rikthimin e procesit politik me zgjedhje, me pjesëmarrje të komunitetit serb në institucionet e policisë, sundimit të ligjit dhe gjyqësisë! Sot, është një vakum institucional, qoftë në raport të popullatës serbe me komunat në veri dhe vakum institucional të raportit të serbëve lokalë me qeverinë dhe institucionet qendrore!

Së dyti, dialogun me Serbinë e shoh të rëndësishëm jo vetëm për normalizim të raporteve ndërshtetërore, por edhe për sigurinë rajonale, e cila mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje jo bazike, por gjithëpërfshirëse, me njohje të ndërsjellë si marrëveshje finale! Së treti, duhet patjetër të përmbyllet shtet-ndërtimi i Kosovës dhe pa ndodhur kjo, si parakusht bazë i sigurisë, prioriteti më i lartë i Kosovës dhe partnerëve tanë duhet të jetë anëtarësimi në NATO.

Lajmet Hoxhaj i përmend tri shqetësime që kanë të bëjnë me Kosovën dhe rajonin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>