Hoxhaj i gëzohet lajmit për liberalizimin e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, njëherësh deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, iu është gëzuar lajmit për liberalizimin e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Kosovën.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social X, ka shkruar se heqja e vizave për Kosovën nga Emiratet e Bashkuara Arabe është lajm emocionues.

“Lajme emocionuese pasi Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bien dakord të heqin kërkesat për viza, duke nxitur lidhje më të forta dhe duke hapur dyer të reja për njerëzit dhe bizneset. Kjo lëvizje historike pasqyron miqësinë e rrënjosur thellë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme për dekada.”, ka shkruar Hoxhaj në platformën “X”.

Lajmet Hoxhaj i gëzohet lajmit për liberalizimin e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>