Hoxha: I riu nga Podujeva që vdiq sot u shtyp dhe u rrah me shkopinj bejsbolli

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka ngushëlluar për vdekjen e të riut nga Podujeva që vdiq sot në QKUK pas plagëve që kishte marrë disa ditë më parë nga një rrahje brutale në qytetin e tij.

Ajo tha se ai u rrah me shkopinj bejsbolli nga një grup i djemëve, derisa kërkoi nga organet e rendit që të vënë drejtësi për këtë rast.

Lexo edhe:

Vrasja brutale e 18-vjeçarit në Podujevë, Policia arreston 2 persona

“Lulzim Fejzullahu, një djalë 18 vjeç nga Podujeva ka vdekur sot si pasojë e shtypjes dhe rrahjes me shkopinj bejsbolli nga një grup djemsh të tjerë. E tmerruar, e pikëlluar dhe e frikësuar se kah po shkojmë si shoqëri. Uroj që organet e rendit dhe ato gjyqësore kanë me vu në vend drejtësinë. Shumë dhimbje! Ngushëllime familjes!”, ka shkruar ajo.

Pak më parë ka ngushëlluar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili u shpreh i tronditur me rrethanat nga të cilat vdiq.

“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, Lulzim Fejzullahu i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!”, ka shkruar Bulliqi.

Lajmet Hoxha: I riu nga Podujeva që vdiq sot u shtyp dhe u rrah me shkopinj bejsbolli >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>