Hoxha i bashkohet ekipit të madh kroat

Futbollisti Arbër Hoxha do të transferohet tek gjiganti kroat Dinamo Zagreb nga ekipi Slaven Belupo.

Klubet kroate janë dakorduar për shumën e transferimit, teksa Hoxha do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të martën në qytetin Maksimir.

Futbollisti kosovar më pas do t’i bashkohet skuadrës që është duke i kryer përgatitjet në Rovinj.

Sipas raportimeve të mediave kroate, Hoxha do t’i bashkohet Dinamos për shumën e një milion eurove.

Hoxha iu bashkuar ekipit Slaven në shkurt të vitit 2022 pas transmetimit nga Lokomotiva, e cila e solli nga Prishtina një vit më parë.

Ai ka luajtur 63 ndeshje për Slaven dhe ka shënuar 11 gola dhe shtatë asistime.

Sipas Transfermarkt, Hoxha vlen 900 mijë euro dhe ka luajtur tri herë për kombëtaren e Kosovës.

Lajmet Hoxha i bashkohet ekipit të madh kroat >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>