Hovenier takohet me Ambasadorin e OSBE-së, Marke Szcyzgiel

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me Ambasadorin e OSBE-së, Marke Szcyzgiel, i cili punon në kuadër të Zyrës së Komisionerit të Lartë për Minoritetet Kombëtare në OSBE.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja qëndron fuqishëm krah përpjekjeve të OSBE-së për të avancuar të drejtat e minoriteteve kombëtare përmes rajonit që mbulon OSBE-në, përfshirë edhe Kosovën.

“E vlerësoj takimin kuptimplotë me Ambasadorin Szcyzgiel, i cili është Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri pranë përpjekjeve të OSBE-së për të avancuar të drejtat e pakicave kombëtare në të gjithë rajonin e OSBE-së, përfshirë Kosovën”, ka shkruar Ambasadori amerikan.

Lajmet Hovenier takohet me Ambasadorin e OSBE-së, Marke Szcyzgiel >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>