Hovenier: SHBA krenare për mbështetje të popullit të Kosovës

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në 16-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, deklaroi se SHBA-të janë krenare për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës deri në përmbushjen e vizionit të përcaktuar në kushtetutë për një Kosovë të lirë, demokratike e paqedashëse.

“Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë mishëruar në kushtetutën e tyre vendosmërinë për të ‘ndërtuar një të ardhme të Kosovës si vend i lirë, demokratik e paqedashës, që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët…’ Jemi krenarë për mbështetjen tonë teksa si jemi partnerë me popullin e Kosovës për ta arritur vizionin e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajmet Hovenier: SHBA krenare për mbështetje të popullit të Kosovës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>