Hovenier reagon rreth operacionit për mbylljen e komunave paralele serbe në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka thënë se është i shqetësuar për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës karshi serbëve të Kosovës. Përmes një deklarate për media, Hovenier ka përmendur operacionin për mbylljen e komunave paralele serbe në Kosovë.

Ai akuzoi Kosovën se po nxit tensione ndëretnike të panevojshme.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Hovenierit.

Hovenier tha tutje se është i shqetësuar edhe për sekuestrimin e një automjeti me dinar serb që po vinin në Kosovë nga Serbia.

“Ne jemi të shqetësuar edhe nga aksionet e Policisë së Kosovës për të sekuestruar dinarin serb dhe automjetin që transporton për të shpërndarë pagesën e përfitimeve sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë”, thuhet tutje në reagimin e Hovenier.

Reagimi i plotë:

Lajmet Hovenier reagon rreth operacionit për mbylljen e komunave paralele serbe në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>