Hovenier: Ka marrëveshje edhe pa nënshkrim

Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Jeffrey Hovenier e ka vlerësuar si pozitiv, takimet që Kurti dhe Vuçiq patën me liderët e shteteve kryesore të BE-së në Bruksel.

“Mendoj se duhet ta shohim atë takim si mundësi të jashtëzakonshme që kancelari i Gjermanisë, presidenti i Francës, kryeministrja e Italisë së bashku me Përfaqësuesin e Lartë Borrell, me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Mishel dhe të tjerët të ulen dhe të flasin ndaras me secilin prej tyre për të parë ku qëndrojnë gjërat dhe për të kërkuar që të frymëzojnë përparim në këtë proces”, tha Ambasadori Hovenier.

Sipas tij kjo pasqyron seriozitetin e bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht të udhëheqjes evropiane për të vënë këtë proces në fazë tjetër.

“Nëse e lexoni deklaratën e tyre të përbashkët, sepse ata dhanë deklaratë të përbashkët më 27 tetor, aty janë disa gjëra të rëndësishme. Aty janë shprehur disa pritje të rëndësishme; pritjet që palët të përmbushin zotimet e tyre për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Ata e vënë në pah se kjo duhet të bëhet pa parakushte, pa vonesa dhe vënë re se Kosova veçanërisht duhet të ecë përpara me zotimin e saj për zbatimin e plotë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe siç thonë në deklaratën e tyre, ata njëkohësisht presin që Serbia të përmbushë zotimin për “njohjen de facto”, ka thënë tutje ambasadori amerikan në Kosovë.

I pyetur se a ka nxjerrë ky takim diçka konkrete për procesin e dialogut, ambasadori u shpreh që po duke theksuar se nuk është e domosdoshme që të këtë nënshkrim të marrëveshjeve.

“Mund t’ju jap lista të marrëveshjeve të tjera që nuk janë nënshkruar domosdoshmërish, por që janë ligjërisht të detyrueshme, përfshirë në procesin e dialogut. Dhe unë do të ritheksoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian besojnë se Marrëveshja bazë dhe aneksi zbatues janë ligjërisht të detyrueshme”, tha Hovenier.

Ai ka folur për rolin e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se në fund të fundit, rezultati i këtij procesi është integrimi i Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Hovenier u shpreh se nëse do të ishin si SHBA në rolin e lehtësuesit ose negociatorit, me siguri do të duhej të ishin neutral.

Lajmet Hovenier: Ka marrëveshje edhe pa nënshkrim >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>