Hoti: VV po kërkon të ikë nga qeverisja duke e futur opozitën në lojë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se VV po kërkon që të ikin nga pushteti duke e futur opozitën në lojë.

Ai ka thënë se në vend se qeveria të kapet fort në parimet e dialogut, kanë degraduar pozitën e Kosovës në dialog dhe në skenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Këta që na sollën draft-statutin e asociacionit, që siç e thonë vetë i ngjason një krijese sikurse në Bosnjë, duhet larguar nga pushteti. Në vend se të kapeshin fort në parimet e dialogut për njohje, të zhvilluara nga qeveria e mëparshme e që respektoheshin nga aleatët, këta e degraduan pozitën e Kosovës në dialog dhe në skenën ndërkombëtare.Sot, e gjithë bota demokratike pa përjashtim na bën presion për themelim të asociacionit sipas draft-statutit që thirret në rezolutën 1244, që legjitimon strukturat ilegale serbe e që anashkalon Kushtetutën e Kosovës në adresimin e kontesteve ligjore.Nga tetori 2023, këta e kanë pranuar draftin. Nuk janë të zotë t’i thonë jo. Tani kërkojnë të ikin nga qeverisja duke e futur opozitën në lojë se gjoja është paralizuar Kuvendi. Nëse bëhen bashkë si koalicion, me një pjesë të opozitës votohen edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Lajmet Hoti: VV po kërkon të ikë nga qeverisja duke e futur opozitën në lojë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>