Hoti: Qeveria e detyroi BQK-në të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se nesër guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, do të raportojë në Komisionin Parlamentar për Buxhet për takimin në Bruksel për rregulloren që ndalon dinarin.

“Me kërkesë të opozitës, nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton Guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë.”

Hoti ka thënë se Qeveria e detyroi BQK-në të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore.

“Edhe pse BQK-ja është institucion i pavarur kushtetues, Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore.”

Ai e konsideron shqetësuese që Qeveria dhe BQK nuk kanë pranuar kërkesat për shtyrje të zbatimit të rregullores.

“Shqetësues mbetet fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores. Por pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lajmet Hoti: Qeveria e detyroi BQK-në të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>